E ngacmonin kolegët, infermierja i jep fund jetës

schedule20:52 - 16 Gusht, 2018

schedule 20:52 - 16 Gusht, 2018

Një infermiere vendosi t’i japë fund jetës, pasi kolegët e saj e ngacmonin gjatë gjithë kohës. Rhian Collins, 30 vjeçe, u gjet e varur në shtëpinë e saj në Swansea, Uells. Ajo kishte dy fëmijë dhe ishte e fejuar me David Reed.

Ka qenë ky i fundit ai që njoftoi policinë, pas Collins nuk po i hapte derën teksa kishte shkuar për vizitë tek ajo.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, sapo ka marrë telefonatën nga David dhe është përballur me një pamje të tmerrshme.

Sipas dëshmitarëve, kolegët e 30- vjeçares e ngacmonin shpesh herë, por duke mos ditur se Collins do merrte një ditë këtë vendim kaq të rëndë.

I fejuari i saj, ka zbuluar gjithashtu për hetuesit se kjo nuk ishte hera e parë që Rhian kishte tentuar të vetëvritej./tvklan.al