E ndoqën për disa ditë! Shqiptarit në Itali i zbulojnë laboratorin me heroinë e kokainë dhe mijëra euro

schedule16:45 - 21 Tetor, 2020

schedule 16:45 - 21 Tetor, 2020

Në Milano është arrestuar një shqiptar, pasi akuzohet si përgjegjës i një laboratori paketimi dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. I arrestuari pranë një magazine të braktisur në Milano është 61-vjeç me precedent të mëparshëm kriminal.

Agjentët e anti-drogës e ndoqën shqiptarin për disa ditë dhe më pas vendosën që të ndërhyjnë duke e kontrolluar duke zbuluar disa doza të vogla kokaine në trup dhe timonin e një makine të parkuar jashtë, 3 telefona celularë, 185 euro, por dhe një tufë me çelësa me të cilët policët hapën magazinën.

Megjithatë kjo nuk ishte asgjë përpara asaj që agjentët zbuluan brenda në magazinë, 18.6 kg heroinë, 500 gr kokainë, marijuanë dhe substanca për përzierjen. Laboratori kishte të gjitha pajisjet për presimin dhe përgatitjen për ta nxjerrë në treg. Po ashtu u gjetën edhe 48,350 euro.

Ndërkohë në shtëpinë e shqiptarit u gjetën 2 mijë euro të tjera në kartëmonedha me prerje të vogël, disa fletore me shënime, një celular tjetër dhe sende të tjera./db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!