E ndihmoi të bëhej legjenda e Formula 1, Jordan: Schumacher është aty fizikisht, por pa vetëdije

schedule15:29 - 28 Shkurt, 2023

schedule 15:29 - 28 Shkurt, 2023

Legjenda e Formula 1, Eddie Jordan ka folur për mikun e tij Michael Schumacher, duke thënë se ai është “aty fizikisht, por jo me vetëdije” pasi misteri rrethon shëndetin e tij.

Ish-garuesi 74-vjeçar ndihmoi 22-vjeçarin e atëhershëm që të bëjë debutimin e tij në Çmimin e Madh të Belgjikës në vitin 1991.

Michael do të vazhdonte të thyente të gjitha rekordet, duke fituar shtatë kampionate botërore dhe 91 gara gjatë për Ferrari dhe Benetton.

Por, legjenda 54-vjeçare nuk është parë për gati 10 vjet pas aksidentit të tij të tmerrshëm me ski në vitin 2013.

Ai pësoi një lëndim të rëndë në tru dhe u fut më pas në koma. Misteri rrethon gjendjen e tij, me familjen që vendosi një rregulla të rrepta se kush mund ta vizitojë atë. Eddie iu mohua një vizitë për të parë Michaelin, por ka mbajtur kontakte me Mick.

Shefi i F1 tha se dashuria e tij për shtatë herë kampionin e botës “ende vazhdon dhe do ta ndihmoj gjithmonë ndërkohë që unë tani jam në gjendje të marr frymë më lirshëm” në një intervistë për “OLBG”. Dhe vitin e kaluar, ai zbuloi se djali i tij Mick kishte kontaktuar me të.

“Për sa më përket mua, unë u preka nga kjo, sepse nuk mund të jetë e lehtë të dish që babai yt nuk është në gjendje të jetë pjesë e familjes, ai është aty fikizisht, por jo me vetëdije”, deklaroi Jordan.

“Më preku sepse ndjejë shumë për Michael, bëra të pamundurën për ta gjetur, për t’i dhënë shansin e tij të parë, por dashuria për të vazhdon ende dhe do ta bëjë gjithmonë derisa unë jam në gjendje të marr frymë”, shtoi Eddie. Vitin e kaluar, Jordan zbuloi se gruaja e Michael i kishte ndaluar një vizitë për të parë legjendën e Formula 1 pas aksidentit të tij të tmerrshëm në ski./ h.ll/abcnews.al