“E mund me KO”, Marku: Charlton si bodybuilder, boksi tjetër sport

schedule18:56 - 18 Shkurt, 2021

schedule 18:56 - 18 Shkurt, 2021

Florian Marku po bëhet gati për duelin kundër Rylan Charlton, që do të zhvillohet më 20 shkurt në Londër. Boksieri shqiptar, pas shtatë fitoresh u ndal në barazim në muajin dhjetor dhe tani kërkon që të tregojë se mund të arrijë lart në këtë sport.

 

Sot ai ka zhvilluar përballjen e fundit me kundërshtarin dhe pas saj ka dhënë një intervistë për Sky Sport, ku tregon vetëbesimin e tij të lartë dhe ka bindjen se mund ta fitojë këtë ndeshje, pa shkuar deri në raundin e fundit të saj.

“Mezi po e prisja këtë ditë që nga padrejtësia e ndeshjes sime të fundit. Jam i lumtur që Charlton është i pamposhtur sepse kjo është ndeshja që unë dua. Jam 100% i sigurt se mund të fitoj me KO. I thashtë se është shumë i ngadaltë për mua dhe ka për ta parë këtë. Ai është si bodybuilder, por nuk është këtu për të ngritur pesha, jemi këtu për të grushtuar.

 

Nuk është në nivelin tim, le të shohim nëse i bën ato që thotë. Ai në raundin e parë do mundohet të tregojë gjithçka, por pas raundit të parë do të ndryshojë mendje sepse do e shohë se kë ka përpara. Unë mund ta humb ndeshjen vetëm në momentin që bëhem i pavetëdijshëm, për sa kohë që shoh apo dëgjoj, jam i pathyeshëm.

Në ndeshjen e fundit nuk prisja të shkonte tetë raunde, por tani jam gati edhe nëse zgjat më shumë. Charlton do të jetë i kujdesshëm, ai nuk ka mundësinë të më ndjekë mua. Performanca ime e fundit ishte më e keqja, por unë fitova pastër. Tani është koha të tregoj forcën time”, u shpreh Marku. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!