E moshuara që kërceu me Obamën në Shtëpinë e Bardhë vdes në moshën 113 vjeçare

schedule21:20 - 16 Nëntor, 2022

schedule 21:20 - 16 Nëntor, 2022

Një grua që kërceu me ish presidentin Barack Obama në Shtëpinë e Bardhë ka vdekur në moshën 113 vjeçare. Virginia McLaurin ishte 106 vjeç kur takoi presidentin e parë me ngjyrë dhe zonjën e parë të vendit në 2016. “Unë po ju them, jam shumë e lumtur,” i tha ajo Presidentit Obama në atë kohë.

“Një president me ngjyrë, jay, dhe gruaja e tij”. Në vitin 2014, e moshuara nisi një peticion për të takuar presidentin. “Unë kam lindur në 1909. Unë kurrë nuk kam takuar asnjë president. Nuk mendoja se do të jetoja për të parë një president me ngjyrë sepse kam lindur në jug dhe nuk e mendoja se do të ndodhte.

Mbaj mend kohët para Presidentit Hoover. Më kujtohet kur nuk kishim rrymë, kisha një llambë vajguri, mbaj mend makinën e parë model Ford. Burri im ishte në ushtri. Unë e humba burrin tim në 1941. Unë kam qenë në DC që atëherë. Unë jetoja këtu kur u vra Martin Luther King.”

Në një video, Virginia tha se i kujtohej ende koha para se të shkonte në shkollë. “Isha shumë e vogël. Nuk kishte ujë të rrjedhshëm në shtëpi. Do të duhej të nxjerrim ujë nga pusi.” Në vitin 1909 kur ajo erdhi në jetë, jeta për afrino-amerikanët ishte ende e kufizuar në Amerikë.

Ajo ka lindur pa të drejta civile. Kjo është arsyeja pse ajo ishte kaq e lumtur që jetoi për të parë – dhe kërcyer me – presidentin e parë me ngjyrë. Në vitin kur lindi Virxhinia, u krijua Shoqata Kombëtare për Përparimin e Njerëzve me Ngjyrë (NAACP). /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!