Giorgio Chiellini ndoshta e ka publikuar para kohe librin e tij autobiografik, “Io, Giorgio”. Në të ai shkruan histori të ndryshme dhe mendime për futbollistë që ende vazhdojnë të luajnë, sikurse edhe vetë ai. Kapiteni i Juventuesi ka prekur një temë që do tërbojë tifozët e Milanit.
Bëhet fjalë për “Topin e Artë”, që sipas italianit duhet ta kishte fituar edhe Francesco Totti. Gjithsesi analogjia që përdor, duke futur në lojë emrat e Oëen dhe Shevchenko, me siguri do të hapë polemika në Itali.
“Totti mund ta fitonte ‘Topin e Artë’, përpara se Messi e Ronaldo e Messi vendosën diktaktin. Ia kanë dhënë lojtarëve si Owen e Shevchenko, lojtarë të mëdhenj, por sigurisht jo më të mëdhenj se Totti”, shkruan Chiellini në librin e tij autobiografik. /abcnews.al

