“E morëm nuse që 13-vjeçe”, flet nëna e autorit që vrau ish-gruan në Fier: Telefonata e fundit me djalin

schedule13:00 - 11 Shtator, 2021

schedule 13:00 - 11 Shtator, 2021

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me krimin e rëndë të ndodhur në fshatin Zhupan të Fierit mbrëmjen e djeshme ku 31-vjeçari Elton Metaj vrau me kallashnikov ish-gruan e tij, 23-vjeçare Sabrina Benga.

Së fundmi ka folur nëna e autorit të kësaj ngjarje të rëndë, Sabire Metaj e cila është shprehur se Sabrinën e njihte që të vogël. Sipas saj, Elton Metaj nuk kishte dhënë ndonjë shenjë që do të bënte këtë akt ekstrem megjithëse rreth një viti më parë ai u arrestua pasi kërcënoi se do të vriste veten me kallash.

Më tej Sabrie Meta ka thënë se të ndjerën e ka marrë që kur ishte 13-vjeçe nuse për djalin, ndërsa shton se ndjen dhimbje një lloj si familja e viktimës.

Ndërkohë raportohet se viktima për shkak të situatave të krijuar nga Elton Metaj, kishte marrë urdhër mbrojtje për deri në muajin tetori, por kjo nuk e ka penguar aspak autorin që të kryej krimin e rëndë.

“E mora vesh, nuk jam në gjendje të mirë. Më ka bërë hatanë. Unë s’kam bërë 40 ditë të babait. Varrosa babanë, varrosa vëllain. Me ne rrinte, nuk kuptohej fare që do ta bënte. Policia erdhi dhe kontrolloi. Kishte nja dy muaj që kishte dalë nga burgu, mbaroi dënimin.

Sa qe në burg, nuk e kam takuar vajzën e vogël. Ata duheshin dhe duheshin me kokë, nuk e prisja të ndodhte kjo. Më vjen shumë keq sepse e rrita vetë, si për atë si për tim bir, se mua më ka ikur dhe im bir me të.

Kanë të drejtë dhe për hakmarrje. Përzihem me familjen e vajzës dhe unë. Është njësoj dhimbja si ata, se e mora 13 vjeç vajzën. E ka shteti në dorë. Flisnin dhe në telefon. Pas daljes nga burgu ishin takuar, i nxori çupën ajo. E vini veten në vendin tim, dhe aty flisni. Çe dua jetën më unë. Unë nuk e kam takuar Sabrinën. Dhimbja është e njëjtë si për ata, si për mua. Më vjen shumë keq. Nga policia e morëm vesh, erdhën në shtëpi. I mori vetë çuni në telefon, i tha jam në filan vend, do vetëvritem. Mori të atin në telefon dhe tha do vetëvritem, nuk e dua më jetën. Armën se kush ia ka dhënë. Asnjë nuk mbajmë si fis, gjallë në botë armë në shtëpi. Të përgjigjet ai që ia ka dhënë. Di kaq, ai e donte të shoqen, e donte me kokë. Po ta dija do e merrja në telefon do i thosha fshihu, nuk do ndodhte kjo. Çdo prind e mbron fëmijën e vet, por puna është se më bëri hatanë. Ça të them, ja vete unë, më qas familja. Dhe unë të njëjtën gjë do bëja, të më vriste çupën, do qasja njerëzit e dhëndrit. Më vjen shumë keq, dhimbja është tek të dyja palët. E kisha si çupë, e rrita vetë, shkonim. sikur të këmbenim një fjalë. Se si erdhi kjo papritur, kush ia mbushi mendjen, e morën në qafë. Shkonin, edhe duheshin”, tha nëna e autorit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!