Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“E mbyll derën, nis ndeshja” / Eli, tifozja nga Saranda që do Milanin “deri në vdekje”

schedule13:55 - 27 Janar, 2026

schedule 13:55 - 27 Janar, 2026

Nga Saranda vjen një histori që të bën të qeshësh, por edhe të emocionon. Në lidhje direkte për ABC e Mëngjesit, Eli Vjeri, pensioniste dhe ish-punonjëse e Postës Shqiptare, rrëfen dashurinë e saj të madhe dhe paksa “të rrezikshme” për Milanin kuqezi. “Milani është fiksim”, thotë Eli pa hezitim. Ajo i mban mend të gjithë lojtarët, madje edhe ata që nuk jetojnë më. Dashuria për futbollin ka lindur që në momentin kur kuptoi se ky sport ishte pasioni i saj, në kohë të vështira për Shqipërinë.

“Atëherë shikoja ndeshjet me anë të një kanaceje”, rrëfen ajo, duke qeshur. Për të mos u kuptuar nga të tjerët, hidhte batanijen nga dritarja dhe ndiqte ndeshjen fshehurazi. Kur Milani luante, shtëpia e saj kthehej në “San Siro” privat.

Bashkëshorti i saj nuk jeton më, por dikur i thoshte se ishte “e çmendur”. As kjo nuk e ndali. Sot, edhe djali ndan të njëjtin pasion, megjithëse Eli është e bindur se e tepron pak më shumë se ai. Kur nis ndeshja, në shtëpinë e saj ka rregulla strikte: qetësi absolute, dera mbyllet me çelës dhe askush nuk guxon të hyjë brenda. “Është moment i shenjtë”, thotë ajo. Edhe pse ka ëndërruar gjithmonë të shkojë në Milano për të parë një ndeshje live, biletat nuk i janë gjetur kurrë. Por për Elin, Milani nuk ka nevojë për stadium; mjafton një televizor dhe një zemër kuqezi.  / abcnews.al /



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!