E mbijetuara e Holokaustit kundër protestuesve në Berlin: Po përdorin simbolin e persekutimit tonë

schedule08:50 - 28 Janar, 2022

schedule 08:50 - 28 Janar, 2022

100-vjeçarja e mbijetuar e Holokaustit, Margot Friedlander dënoi protestuesit kundër vaksinimit në Berlin që mbanin yllin e verdhë (Judenstern), simbolin e persekutimit nazist të hebrenjve.

“Sot, po shikoj kujtimin e atyre që u shndërruan në objekte të shfrytëzimit politik, talljes, nëpërkëmbjes,” u tha ajo eurodeputetëve në një ceremoni për shënimin e 77-vjetorit të çlirimit të kampit të përqendrimit të Aushvicit.

“Nuk e mendoja se në moshën 100-vjeçare do të shihja simbolet e përjashtimit tonë nga nazistët, si “Judenstern” (ylli i verdhë hebre), duke u përdorur paturpësisht, hapur në rrugë nga armiqtë e rinj të demokracisë, në mënyrë që “ata duhet të paraqiten si viktima, duke jetuar në një demokraci,” tha Friedlander, duke iu referuar atyre protestuesve që mbajnë yllin e verdhë hebre në rrobat e tyre, duke protestuar kundër vaksinimit Covid-19.

Një raport i publikuar sot nga qeveria izraelite thotë se demonstrues të tillë po promovojnë antisemitizëm global.

Nëna dhe vëllai i Friedlander u vranë në Aushvic. Ajo vetë i mbijetoi kampit të përqendrimit Terezinstadt në Republikën e sotme Çeke. Margot Friedlander është e vetmja anëtare e familjes së saj që i mbijetoi Holokaustit.

Pasi jetoi në New York për 64 vjet, ajo u kthye në Berlin në vitin 2010 me synimin për të përcjellë mesazhin e saj tek brezi i ri. “ U ktheva për të folur me ju, për t’ju shtrirë dorën, për t’ju kërkuar të na përcillni dëshminë tonë, të cilën nuk do të mund ta themi për shumë kohë”, tha ai duke folur në gjermanisht.

“Nuk mund ta ndryshojmë atë që ndodhi, por nuk duhet të ndodhë më kurrë. Kjo është arsyeja pse ne duhet të jemi vigjilentë sot  dhe të mos mbyllim një sy siç bëmë në të kaluarën”.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen është zotuar se Evropa do të qëndrojë vigjilente përballë kërcënimit të antisemitizmit që ende po helmon shoqërinë sot.

“Ju u kthyet që historia të mos përsëritej. Ne e dëgjuam paralajmërimin tuaj,” tha gjermania Von der Leyen. “Kësaj radhe nuk do të mbyllim sytë. Kurrë më!” shtoi ajo. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!