Një orë ari nga John Jacob Astor IV, një anëtar i familjes së pasur Astor dhe pasagjeri më i pasur në Titanik, do të dalë në ankand si kujtim nga fundosja e anijes më të famshme në historinë moderne.
Astor ishte një nga rreth 1500 njerëzit që vdiqën kur Titaniku u fundos më 15 prill 1912 pasi u përplas me një ajsberg. Gruaja e tij shtatzënë, Madeleine, mbijetoi.
Ora është ndër një sërë artikujsh të shquar që do të dalin në ankand, duke përfshirë valixhen që mbante violinën.
Vetë violina u shit për 1.7 milionë dollarë në vitin 2013. Ora pritet të shitet nga 100,000 deri në 150,000 paund (125,000-188,000 dollarë) dhe valixhja midis 100,000 dhe 120,000 paund (125,000-150,000 dollarë).
Ora ishte ndër sendet personale që u gjetën me trupin e Astorit pas fundosjes së Titanikut, Ai kishte mbi vete ndër të tjera edhe një unazë diamanti, para dhe një portofol.
Pasi trupi i Astorit u gjet, këto sende iu dërguan djalit të tij, Vincent Astor, i cili e rivendosi plotësisht orën në gjendje pune. Në vitin 1935, Vincent ia dha orën si dhuratë pagëzimi djalit të tij të vogël Ëilliam Dobbin IV, sekretarit ekzekutiv të John Jacob Astor.
Aldridge tha për CNN se familja Dobbyn e mbajti orën deri në fund të viteve 1990, kur ajo u nxor në ankand. Një koleksionist anonim në Shtetet e Bashkuara e bleu orën në këtë ankand dhe është shitësi aktual.
/abcnews.al