Disa vite më parë, Milani nënshkroi me një nga talentët më premtues në botë. Hachim Mastour ishte vetëm 15-vjeç kur iu bashkua kuqezinjve dhe konsiderohej si një futbollist me potencial të jashtëzakonshëm. Me kalimin e viteve, Mastour ka humbur.
Tashmë 21-vjeç, sulmuesi ka nënshkruar për ekipin e Regginas. Presidenti i klubit inferior italian, Luca Gallo, ka qenë i pranishëm në prezantimin e Mastour, i cili nënshkroi një kontratë 3 vjeçare. Ish-futbollisti i Milanit do të mbajë të veshur numrin 30.
Milani pagoi më shumë se 2 milionë euro për shërbimet e tij 6 vite më parë, por Mastour nuk ia doli asnjëherë të bindë në San Siro. Tashmë, ai do të vazhdojë karrierën e tij te Reggina në Serie C./abcnews.al