E marta vendimtare për Fenerbahce, klubi mund të tërhiqet nga liga turke

schedule16:14 - 1 Prill, 2024

schedule 16:14 - 1 Prill, 2024

Koha e krizës po afron për Fenerbahce, ku së shpejti do të mësohen vendime të reja mbi klubin turk.

Zanafilla e kësaj situate të rënduar startoi në mbrëmjen e 17 marsit, ku Fenerbahce fitoi në fushën kundërshtare ndaj Trabzonspor me shifrat 2-3, me golin e fitores që u shënua në minutën e 87’. Në përfundim të sfidës, Fenerbahce filloi të festonte për këtë triumf, por tifozët vendas nuk e pritën mirë dhe pushtuan fushën, duke filluar edhe dhuna mes huliganëve dhe lojtarëve.

Disa lojtarët të Fenerbahce reaguan, duke sulmuar tifozët kundërshtarë. Bright Osagi-Samuel ishte një nga lojtarët të cilët grushtuan më së shumti huliganët. Bordi disiplinor turk do të dalë për të dhënë vendimet përkatëse për sjelljet jo sportive ndaj lojtarëve dhe zyrtarëve të përfshirë në këtë sherr masiv në fushë, por gjithashtu është konfrimuar se edhe 13 tifozë vendas janë arrestuar për agresionin.

Megjithatë, Fenerbahce ka njoftuar se ditën e martë, më 2 prill, ka caktuar mbledhjen e jashtëzakonshme të përgjithshme të klubit, ku mund të vendoset tërheqja e skuadrës nga liga kryesore turke./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!