E-maili/ Anëtarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës dorëhiqet ditën e shembjes së Teatrit

schedule22:45 - 22 Maj, 2020

schedule 22:45 - 22 Maj, 2020

Genta Mezini, anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës në radhët e LSI ka dhënë dorëheqje më 17 maj, ditën kur u shemb ndërtesa e Teatrit Kombëtar.

Përmes një statusi në rrjetet sociale Mezini njofton se dorëheqjen ia ka dërguar edhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Ajo thotë se dorëhiqet për arsye personale. “Arsyet e mia janë personale dhe s’kam ndërmend t’i bëj publike”, shkruan midis të tjerash./abcnews.al