Meksika tanimë ka një kampione të re. Pas Atletico Mineiro e cila e fitoi titullin kampion pas 50 vitesh, këtë herë është radha e Atlas që të fitonte titullin kampion.
Pas plot 70 vitesh Atlas arrin të fitojë titullin në kampionatin meksikan, e cila për herë të fundit e kishte fituar në vitet 1950-1951.
Sipas mediave meksikane, skuadra e Rafael Puente Jr arriti të mposhte me penallti skuadrën e Leon, duke i rrëmbyer kështu “kurorën” e kampionatit skuadrës së Cruz Azul, kampion në sezonin e kaluar.
Atlas e fiton për herë të dytë titullin kampion këtë vit pas atij të vitit 1950-1951, duke bërë një tjetër arritje në klub pas 70 vitesh mungesë. /f.a/abcnews.al