Një grua ka hedhur në gjyq të dashurin pasi nuk mbajti premtimin e tij për t’u martuar me të. 26-vjeçarja Gertrude Ngoma nga Zambia ka filluar procedurat ligjore kundër të dashurit Herbert Salaliki, 28 vjeç, babai i fëmijës së saj, për të cilin ajo pretendon se i kishte premtuar martesë.
E lodhur nga pritja, e fejuara e ka çuar në gjykatë duke i kërkuar të përshkruajë planet e së ardhmes. “Ai nuk ka qenë kurrëz serioz, e çova në gjykatë sepse meritoj ta di se çfarë do të ndodhë me të ardhmen tonë.”, tha 26-vjeçarja në gjykatë.
Salaliki tha se dëshiron të martohet me 26-vjeçaren por pretendoi se ata nuk komunikojnë më si më parë, dhe se nuk i kushton vëmendjen e mjaftueshme. Gruaja tha se partneri i saj nuk është treguar serioz, pavarësisht pagesës që ka bërë, një traditë e kombit të tyre.
Në Zambia, është traditë që burrat t’i paguajnë një “tarifë vlerësimi” familjes së të fejurarës si një shenjë për përkujdesjen ndaj gruas. Gjykatësi vendosi se çifti duhet të përpiqen t’i zgjidhin mosmarrëveshjet jashtë gjykatës. /abcnews.al