Italia ja doli sot ta nisë në mënyrën më të mirë aventurën në Euro 2020, duke marrë një fitore me shifrat 3-0 në Romë ndaj Turqisë. Golin e dytë të ndeshjes e shënoi Immobile, që tregoi gëzimin e tij pas këtij triumfi.
“Ishte diçka e mrekullueshme të shihja festën e tifozëve pas gjithë kësaj kohe. Më në fund u bashkuam. Treguam durim këtë mbrëmje ndaj Turqisë. Ata janë ekip i fortë dhe i kanë krijuar probleme ekipeve të mëdha.
U përpoqëm t’i lodhim në pjesën e parë, duke lëvizur shumë topin dhe duke u përpjekur t’i hapim ata. E kishim shumë të vështirë në duele ajrore me ta.
Pas pushimit mes pjesëve Turqia ishte më e lodhur dhe pas golit të parë lanë hapësira dhe atëherë doli cilësia jonë. Shënova një gol në debutimin e Euro 2020 në stadiumin tim, s’ka më mirë”, u shpreh Immobile. /abcnews.al