E lindur në Gjermani, por me zemrën nga Shqipëria, Nora: Gjithmonë e kam ditur që do të bëhesha këngëtare

schedule08:49 - 16 Tetor, 2024

schedule 08:49 - 16 Tetor, 2024

Në emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC News, Nora Tushi e lindur në Gjermani ka treguar për jetën e saj dhe rrugëtimin për të ndjekur ëndrrën e saj, muzikën.

Gjithashtu u shpreh se ka dëshirë që të bashkëpunojë edhe më këngëtarë shqiptarë.

Tashmë pjesë e “The Voice Of Germany”, Nora u shpreh se prindërit e saj kanë shkuar në Gjermani para 30 vitesh. Ajo ka treguar se ishte edhe më herët pjesë e The Voice Of Germany. Ndonëse nuk fitoi kjo nuk e bëri që të hiqte dorë nga ëndrra e saj.

“Në Gjermani jam në disa koncerte, por kur vjen një garë ku ka njerëz që të japin mendime dhe jep përpara tyre është një tjetër situatë dhe duhet të bëj krenare edhe familjen”, tha Nora.

Nora Tushi ka kaluar 50 mijë konkurrentë në audicion “The Voice Of Germany”.

Ajo ka mahnitur jurinë gjermane dhe këngëtaren Loredanën, anëtaren e jurisë me orgjinë shqiptare.

/abcnews.al/