Kevin De Bruyne dhe Mohamed Salah ishin dy lojtarët që Mourinho i la në stol gjatë kohës kur portugezi ishte trajner i Chelsea.
Sot ata janë kthyer në yjet e Premier League, raporton abcnews.al.
De Bruyne ka folur edhe në lidhje me raportin e tij me Jose Mourinhon, teksa zbulon se nuk ka aspak urrejtje për portugezin.
“Te Chelsea shkova me shumë dëshirë dhe kisha ndjesi pozitive, por pas dy ndeshjesh radhazi si titullar, më pas e pashë veten në pankinë për një muaj radhazi. Nuk bëra polemika, por vetëm u stërvita shumë, megjithatë më pas ra edhe miti që nëse jep maksimumin në stërvitje, ke më shumë shanse të luash.
U largova drejt Wolfsburgut, por nuk e urrej Mourinhon. Thjesht mes nesh nuk funksionoi raporti”, deklaroi De Bruyne. /abcnews.al/