“Edhe herë të tjera kam pasur mundësi të jem trajner i Tiranës. Ata kanë menduar të bëjnë zgjedhje të tjera. Nuk është korrekte të flasim tani, pasi Tirana e ka akoma një trajner”, deklaronte një ditë më parë Julian Ahmataj gjatë emisionit “Gol pas Goli” në Supersport.
Mema sot zyrtarisht e mbylli me Tiranën dhe nga burime pranë klubit bardheblu bëjnë me dije se Ahmataj do të jetë trajneri i ardhshëm. Ende nuk është bërë zyrtare, por pritet nga çasti në çast të njoftohet.
Në të shkuarën ai ka qenë pjesë e Tiranës si futbollist dhe pritet që tanimë të provojë një eksperiencë të re si bardheblu në rolin e trajnerit. Ahmtaj ka drejtuar në Superiore skuadra si Kamza dhe Luftëtari, ndërkohë që ka eksperienca të tjera me Burrelin, Bylisin dhe Teutën. /abcnews.al