E kryer: Sampdoria largon D’Aversa, pritet rikthimi i Giampaolo

schedule19:00 - 16 Janar, 2022

schedule 19:00 - 16 Janar, 2022

Sampdoria largon trajnerin Roberto D’Aversa pas rezultateve negative të marra në ndeshjet e fundit.

Mungon vetëm konfirmimi nga klubi italian mbi shkarkimin e trajnerit D’Aversa, kontrata e të cilit përfundonte në 2023.

Ndërkohë siç raportohet nga “Gazzeta dello Sport” në krye të skuadrës pritet të rikthehet Marco Giampaolo, i cili ka firmosur një kontratë 6-mujore me Sampdorian dhe nëse arrihet objektivi mbijetesa atëherë bashkëpunimi mes palëve do të vazhdojë edhe për dy vite të tjera.

Në këtë mënyrë skuadra italiane rikthen ish-trajnerin e saj në krye të skuadrës, duke i besuar stolin e ekipit, teksa Giampaolo e ka drejtuar Sampdorian në vitet 2016-2019. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!