Dani Olmo ka vendosur për të ardhmen e tij. Aventura e radhës do të jetë në Gjermani, ku do t’i bashkohet skuadrës së RB Leipzig. Kryesuesit e Bundesliga kanë bërë ofertën më të mirë dhe mesfushori ka lënë kampin stërvitor dhe pritet të kryejë vizitat mjekësore në klubin e ri.
Dinamo Zagreb, sipas asaj që raporton AS, pritet të përfitojë rreth 30 milionë euro (rekord për kampionatin kroat) për kartonin e Olmo, ndërkohë që kjo shifër mund të shkojë deri në 45 me bonuse të ndryshme që lidhen me ecurinë e lojtari dhe të klubit gjerman. Tashmë të gjithë presin zyrtarizimin.
Spanjolli që 16 vjecc u largua nga Barcelona drejt Kroacisë dhe gjatë kësaj periudhe ka pasur oferta për t’u rikthyer, por Dinamo nuk e ka lëshuar lehtë. Milani këtë ditë tentoi ta blinte mesfushorin, por oferta e kuqezinjve nuk ishte e duhura.
RB Leipzib u konsiderua ekipi i duhur nga Olmo, i cili kërkon të luajë në Champions dhe të bindë trajnerin Luis Enrique t’i bëjë një vend te Spanja për EURO 2020. /abcneës.al