E kryer: Quagliarella pranon ofertën, do jetë edhe drejtues në të ardhmen

schedule11:19 - 16 Prill, 2021

schedule 11:19 - 16 Prill, 2021

Fabio Quagliarella nuk ka ndërmend të dorëzohet. Sulmuesi italian që në janar ka bërë 38 vjecc dhe 5 vite rresht me fanellën e Sampdoria, është pranë rinovimit me klubin e Serie A.

Mediat italiane raportojnë se Quagliarella e ka arritur marrëveshjen për të nënshkruar kontratën e re dhe nga momenti në moment pritet që të bëhet gjithçka zyrtare.

Bashkëpunimi i sulmuesit me Sampdorian besohet se do të vazhdojë edhe pasi të varë këpucët në gozhdë. Plani është që t’i jepet një rol drejtuesi në të ardhmen. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!