Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

E kryer! Perez vendos për trajnerin, një italian merr frenat e Real Madrid

schedule12:39 - 1 Qershor, 2021

schedule 12:39 - 1 Qershor, 2021

Real Madrid dëshiron të mbyllë sa më parë çështjen e trajnerit dhe Perez mes disa emrave ka zgjedhur Carlo Ancelottin për të marrë drejtimin e Los Blancos për sezonin e ardhshëm.

Lajmi nisi të përhapej mbrëmjen e djeshme, por sot madrilenia Marca e bën të kryer. Ancelotti ka arritur marrëveshje me Real Madrid he në orët në vazhdim klubi pritet ta lancojë si trajnerin e ri.

Në listën e zëvendësuesve të Zidane ishin Antonio Conte, Mauricio Pochettino e Raul Gonzales, por asnjëri nuk e mbushi me besim klubin dhe drejtuesit dhe në fund u zgjodh alternativa më e sigurt.

 

Ancelotti te Reali duke festuar me trofeun e Champions

Carlo Ancelotti ka fituar Champions League me Realin dhe është një nga më të suksesshmit atje. Kështu në Madrid kanë vendosur të mos eksperimentojnë, por të sjellin një figurë të konfirmuar.

Ancelotti është trajner i Everton dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2024, por ndarja nuk pritet të hasë në rezistencë të anglezëve dhe trajneri do zbarkojë shpejt në Madrid. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!