Shumë zëra rreth Milanit. Kuqezinjtë janë pranë marrëveshjes me Monacon për mesfushorin Pietro Pellegri. Javën e ardhshme pritet të zyrtarizohet gjithçka, sikurse raporton Fabrizio Romani.
Në orët në vazhdim pritet që klubi francez të pranojë ofertën. Milani do të paguajë 1 milion euro për ta huazuar ish-lojtarin e Genoa, ndërkohë që do të ketë një klauzolë për ta blerë për 6 milion euro, plus 1 milion bonuse.
Ndoshta klauzola mund të bëhet me detyrim blerjeje nëse plotësohen disa kushte. Emri tjetër në qendër të vëmendjes është Andrea Conti, mbrojtësi i djathtë që Milani e bleu katër vite më parë për 25 milion euro.
Në Itali shkruajnë se Atalanta po e mendon një lëvizje për mbrojtësin e krahut të djathtë, që kur ishte pjesë e tyre ishte nga më të mirët në Serie A. Gjithsesi në Bergamo ka pro dhe kundër për këtë lëvizje.
Trajneri Gasperini e njeh mirë, Hateboer do të jetë tre muaj jashtë dhe duhet një mbrojtës, por problemi është paga e Conti. 2.2 milion euro në sezon rëndojnë në xhepat e presidentit Percassi. / abcnews.al