Enis Çokaj pritet të transferohet në kampionatin grek. Mesfushori ka rënë dakord për kalimin te Panathinaikos.
Gazzetta.gr shkruan se gjithçka është drejt konkretizimit me Lokomotiva Zagreb, që zotëron kartonin e mesfushorit nga Kopliku.
Çokaj është edhe pjesë e kombëtares shqiptare, ndërkohë që ka luajtur për 6 muaj edhe në Superiore me Laçin.
Te Lokomotiva Zagreb ai ka qenë një nga lojtarët kryesorë dhe tani bëhet gati për një tjetër lëvizje. / abcnews.al