Mesut Ozil dhe Arsenal kanë ndërprerë bashkëpunimin dhe fantazisti do të provojë një eksperiencë të re në vendin e origjinës. Prej ditësh ishte bërë me dije se kishin nisur bisedimet me Fenerbahcen dhe tani ka ardhur edhe firma.
✅
✍️ Transfer tamamlandı.Dünyaca ünlü yıldız futbolcu Mesut Özil, Fenerbahçe ile 3.5 yıllık sözleşme imzaladı.
?Fenerbahçe camiasına hayırlı olsun
— Mert Yüksektepe (@mertyuksektepee) January 7, 2021
Nga Turqia raportohet se Ozil ka firmosur një kontratë 3.5-vjeçare dhe tani pritet vetëm zyrtarizimi. Mesfushori prej muajsh nuk aktivizohet, pasi “Topçinjtë” nuk e kishin regjistruar.
Ozil mezi pret të luajë dhe të provojë një eksperiencë në një nga klubet më të mëdha në Turqi. Për kampionin e botës me Gjermaninë kishte interes edhe nga DC United në SHBA, por ka zgjedhur te luajë me Fenerbahcen./abcnews.al