Liverpool ia doli vjet të fitonte titullin kampion, ndërkohë që më parë kishte triumfuar edhe në Champions League. “The Reds” kanë një skuadër të kompletuar, por kjo nuk u përjashton ata nga merkato në hyrje.
Sikurse raporton gazetari i The Athletic, James Pearce, Liverpool ka bërë ofertën e duhur për mesfushorin Thiago Alcantara, kampion Europe me Bayern Munich sezonin e fundit futbollistik.
EXCLUSIVE: Liverpool have now made their move for Thiago Alcantara. Understand that a fee of around 30million Euros has been agreed with Bayern Munich for the Spain international. What a signing for the Premier League champions. https://t.co/l7XMlrBPKj
— James Pearce (@JamesPearceLFC) September 17, 2020
Spanjolli ka edhe një vit kontratë me bavarezët, por bisedimet për rinovimin e marrëveshjes nuk shkuan si duhet dhe mesfushori u bëri me dije drejtuesve të klubit gjerman se dëshironte të provonte një eksperiencë të re.
Asnjë kundërshtim dhe qartësi për shumën që çdo klub duhet të paguante për të. 30 milion euro dhe Liverpool pasi tentoi ta merrte për më pas e ka plotësuar kërkesën e Bayern Munich dhe tani pritet që Alcantara të zyrtarizohet si afrimi më i ri në skuadrën e Klopp. /abcnews.al