Bryan Reynolds ishte piketuar prej muajsh nga Juventusi dhe tani mbrojtësi i krahut të djathtë konfirmohet si prurja e radhës te kampionët e Italisë.
19-vjeccari ka spikatur me Dallas në MLS dhe në sulm për të ishin hedhur disa klube europiane. I shuar për krosimet e tij, Reynolds do të nënshkruajë deri në vitin 2025 me Juventusin.
Reynolds është edhe pjesë e kombëtareve të moshave të SHBA-ve, ndërkohë që në Serie A fillimisht do të luajë te Benevento me formulën e huazimit nga Juventusi deri në verë.
Ky transferim është mundësuar nga Frank Trimboli, i cili tani do të merret me detajet e kontratës dhe do të konkretizojë marrëveshjen mes Dallas dhe Juventusit. /abcnews.al
https://twitter.com/NicoSchira/status/1348945111070208000?s=20