Jadon Sancho do të kthehet në Manchester, por tek United dhe jo te City ku ka qenë më parë. Sulmuesi anësor i Borussia Dortmund ishte një objektiv i “Djajve të kuq” prej kohësh, por ditët e fundit bisedimet ishin intensive.
Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, raporton se marrëveshja është arritur mes palëve. Gjermanët do të përfitojnë 90 milion euro plus bonuse. Sikurse kuptohet, United e ka rritur ofertën edhe me 5 milion të tjera.
Gjithashtu ka dakordësi edhe për tarifat e agjentëve dhe për kontratën e Sancho, që do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2026.
Mbetet të bëhen vizitat mjekësore dhe më pas të vijë firma. Sigurisht pasi anglezi të mbyllë garimin në EURO 2020, ku është pjesë e Anglisë së kualifikuar në çerekfinale. /abcnews.al
Jadon Sancho to Manchester United… HERE WE GO! ???????? #MUFC #Sancho
Done deal confirmed. Agreement reached between Manchester United and Borussia Dortmund.
€90m with add ons. Agents fee and personal terms agreed, contract until 2026.
Medicals pending – then it’ll be official. pic.twitter.com/VBto2JqbtK
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 30, 2021