E KRYER: Interi e Lautaro Martinez bien dakord, detajet për rinovimin

schedule19:18 - 28 Janar, 2021

schedule 19:18 - 28 Janar, 2021

Interi dhe Lautaro Martinez janë pranë marrëveshjes për të nënshkruar një kontratë të re, edhe pse aktualja është e vlefshme deri në qershor të vitit 2023.

Gazetari Nicolo Schira raporton se bisedimet mes drejtuesve të klubi zikaltër dhe menaxherëve të argjentinasit, Beto Yaque dhe Rolando Zarate, kanë shkuar mirë dhe kanë rënë dakord për kushtet personale të futbollit.

Kontrata e re do të zgjatet me një vit, pra Martinez deri verën e vitit 2024 do të jetë pjesë e Interit. Sulmuesi do të përfitojë 5 milion euro neto në sezon, duke përfituar kështu një pagë më të lartë se tani. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!