E kryer/ Inter gjen totalisht marrëveshjen me Taremin, sulmuesi iranian lojtari më i ri i zikaltërve

schedule15:12 - 12 Shkurt, 2024

schedule 15:12 - 12 Shkurt, 2024

Inter ka arritur totalish akordin me sulmuesin iranian të Portos, Mehdi Taremi.

Sulmuesi nuk ka rinovuar kontratën e tij me Porton dhe kështu, ai do të jetë me parametra zero në fund të sezonit. Inter ka kohë që e ndjek nga afër sulmuesin iranian dhe sipas raportimit të gazetarit ekspert të merkatos, Fabrizio Romano, të dyja palët kanë gjetur marrëveshjen.

Inter dhe Taremi kanë rënë dakord totalisht për kushtet e kontratës, madje janë prenotuar edhe vizitat mjekësore.

Taremi do të jetë një lojtar i Interit deri në qershor të vitit 2026 dhe me opsionin për t’u zgjatur edhe për një tjetër vit./h.ll/abcnews.al