Hakan Calhanoglu ka vendosur për të ardhmen e tij dhe do të qëndrojë në Milano, por i veshur me ngjyra të tjera.
Fantazisti turk, sipas Gianluca Di Marzio, ka pranuar ofertën e Interit dhe nga 1 korriku mund të bashkohet me ta, fill pasi t’i mbarojë kontrata me Milanin.
Kuqezinjtë prej kohësh i kishin bërë ofertë e tyre, “merre ose lëre”, që kapte shifrën e 4 milion eurove në sezon.
Calhanoglu po hezitonte ta pranonte rinovimin dhe tashmë ka ardhur kthesa e papritur, me mesfushorin që zgjedh të kaloje tek Interi. /abcnews.al
#Çalhanoğlu all’@Inter: gli ultimi aggiornamenti tra pochissimo su @SkySport 24 #calciomercato
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) June 21, 2021