Konyaspor do të shtojë radhët e shqiptarëve. Klubi që garon në Superligë dhe ka në përbërje lojtarë si Cikalleshi, Bytyqi e Daci, do të zyrtarizojë edhe një fantazist.
Në Turqi raportojnë se është arritur marrëveshja me Endri Çekiçin, për një kontratë 2-vjeçare me opsion për t’u zgjatur edhe një sezon tjetër.
Konyaspor, Ankaragücü’nde Endri Çekici transferinde sona geldi.
✍️ Endri ile 2+1 yıllık sözleşme imzalanacak. pic.twitter.com/lLveM2in9v
— Ertan Süzgün (@ertansuzgun) July 25, 2021
Çekiçi vjet zhvilloi sezonin e parë në Turqi me fanellën e Ankarugucu, duke u aktivizuar në 31 ndeshje (26 titullar). Pogradecari shënoi edhe dy gola vjet.
Tani e pret Konyaspor dhe Çekiçi shmang ligën e dytë, ku do të garojë këtë sezon Ankarugucu, që nuk ia doli të siguronte qëndrimin në elitë vjet. / abcnews.al