E kryer, detajet e marrëveshjes për rikthimin e Lukakut në Itali

schedule19:12 - 21 Qershor, 2022

schedule 19:12 - 21 Qershor, 2022

Romelu Lukaku është shumë pranë rikthimit tek Interi, një vit pas zikaltrit arkëtuan 115 milionë euro për ta shitur nga Chelsea.

Në Itali raportojnë se ka mbetur të zyrtarizohet rikthimi tek Interi, pasi oferta e tyre e fundit për ta huazuar është rritur.

Palët janë pranë marrëveshjes me 8 milionë euro dhe bonuse. Chelsea që në fillim kishte ngulmuar për 10 milionë euro. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!