E kryer/ Arrihet marrëveshja CSKA Moska-Lazio, fjala e fundit i takon Muriqit

schedule14:00 - 18 Janar, 2022

schedule 14:00 - 18 Janar, 2022

Lazio dhe CSKA Moska kanë arritur marrëveshjen mes tyre për sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi.

Sulmuesi shqiptarë nuk është në planet e trajnerit Mauricio Sarri dhe skuadra ruse e CSKA Moska ka kërkuar shërbimet e Muriqit.

“Alep Agency” raporton se mes skuadrës italiane dhe asaj ruse është arritur akordi për transferimin e lojtarit për ta marrë atë në huazim me vlerën e 1.5 milion euro dhe më opsion blerje përfundimtare në fund të sezonit për 8.5 milion euro.

Siç duket tanimë fjala e fundit i ka mbetur sulmuesit Muriqi, nëse do preferojë të luajë në kampionatin rus apo do të presë ndonjë ofertë tjetër nga skuadra të kampionateve të tjera europiane.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!