Që në fillim të sezonit, sulmuesi uruguaian i Reds ka qenë i sulmuar nga vetë tifozët e Liverpool-it.
Gjithçka filloi me një skualifikim ndaj Crystal Palace në fillim të sezonit, por statistikat tregojnë se kjo është një përshtypje subjektive. Darvini në 23 ndeshje për Liverpool shënoi 10 gola, domethënë uruguaiani është efektiv pothuajse në çdo ndeshje të dytë.
Për krahasim, në 23 ndeshjet e para për Liverpool-in, Luis Suarez shënoi 9 gola, por aq sa dhe Sadio Mane. Pra, Nunez nuk është aq i keq. /G.D abcnews.al/