E konfirmuar: Sota e ka kaluar koronavirusin, del përgjigja e tamponit

schedule13:16 - 30 Gusht, 2020

schedule 13:16 - 30 Gusht, 2020

Eljon Sota ka bërë tamponin një ditë më parë dhe sot ka marrë përgjigjen. Mbrojtësi i Apolonisë ka dalë negativ dhe kështu mund të bashkohet me Shqipërinë U21 pa problem.

Abcnews.al njoftoi një ditë më parë se pas testit serologjik ishin zbuluar shenja se Sota ishte infektuar me COVID-19. Antitrupat e gjetura e faktonin diçka të tillë, por për të ditur nëse ishte ende i prekur duhej bërë tamponi.

Pasi e ka bërë, Sota është çliruar me përgjigjen e marrë. “Njoftojmë se mbrojtësi ynë Eljon Sota, ka kryer testin mjekësor për koronavirusin dhe ka rezultuar negativ. Menjëherë pas konfirmimit të testit, Sota i është bashkuar kombëtares U21 për dy ndeshjet ndaj Austrisë dhe Andorrës”, njofton klubi fierak.

Apolonia një ditë më parë i mori masat direkt, duke anuluar stërvitjen dhe miqësoren me Kastriotin. E gjitha për të mos rrezikuar dhe tashmë të gjithë janë të qetë, pasi lojtari i tyre e ka kaluar koronavirusin dhe mund të stërvitet normalisht. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!