E konfirmuar, Shkëndija tenton futbollistin e Shqipërisë

schedule11:56 - 29 Dhjetor, 2019

schedule 11:56 - 29 Dhjetor, 2019

Shkëndija e Tetovës po tenton të përforcohet dhe së fundmi mësohet se po bisedon për transferimin e anësorit Valon Ahmedi. Futbollisti, i cili ka provuar të luajë edhe për kombëtaren shqiptare, është i lirë, pasi e ka mbyllur bashkëpunimin me Inter Zapresic në Kroaci.

Ai ka pranuar bisedimet me Shkëndijën, por do të mendohet mirë para se të vendosë për të ardhmen. Ofertat nuk i mungojnë, sikurse ai shprehet në një deklaratë që ka dhënë për “Infosport.mk”, media shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

“Po është e vërtetë se jemi në bisedime me Shkëndijën. Më kanë kontaktuar nga kryesia, mirëpo mund të them gjithashtu që ka interes edhe nga shumë skuadra të tjera jashtë Europës, por edhe nga Izraeli”, shprehet Ahmedi, i cili në të shkuarën ka luajtur për NK Celje dhe Maribor në Slloveni, si dhe për Ironi Kyriat Shmona në Izrael. /abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!