E konfirmuar nga Liverpool: Van Dijk do operohet, rrezikon sezonin

schedule19:14 - 18 Tetor, 2020

schedule 19:14 - 18 Tetor, 2020

Virgil Van Dijk do të mungojë të paktën për gjashtë muaj. Mbrojtësi holandez i Liverpool u dëmtua në derbin kundër Everton dhe do të operohet në gju, pasi ka këputur ligamentin. Kështu konfirmohet ajo ccka dyshohej një ditë më parë dhe me shumë gjasa rrezikon edhe ta ketë mbyllur sezonin.

“Liverpool mund të konfirmojë se Virgil Van Dijk do t’i nënshtrohet një operacioni pas një dëmtimi që pësoi në gju në ndeshjen e së shtunës kundër Everton, që përfundoi 2-1. Mbrojtësi i qendrës dëmtoi ligamentin e gjurit pas një incidenti me portierin Pickford pas gjashtë minutash lojë në stadiumin ‘Goodison Park’.

Van Dijk kërkoi zëvendësim dhe pas vlerësimit të mëtejshëm të dëmtimit u zbulua se do të duhet të kryejë një operacion. Në këtë moment asnjë afat specifik kohor nuk përcaktohet për rikthimin e tij.

Pas operacionit Van Dijk do të fillojë një program rehabilitimi me ekipin mjekësor të klubi, që t’i mundësohet rikthimi në formën e duhur sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në njoftimin e kampionëve të Anglisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!