E konfirmuar, Inter ndjek gjigantin shqiptar për mbrojtjen

schedule11:37 - 20 Dhjetor, 2019

schedule 11:37 - 20 Dhjetor, 2019

Marash Kumbulla po bën një sezon fantastik me skuadrën e Hellas Verona dhe për shërbimet e tij tashmë interesohen disa klube. Fiorentina dhe Napoli janë lakuar, ashtu sikurse edhe Juventusi.

Bardhezinjtë kanë tentuar ta marrin në verë dhe ta lënë në ekipin e dytë, por Kumbulla qëndroi te Verona dhe tashmë po vjel frytet e atij vendimi dhe besimin që trajneri Juric i ka dhënë.

Në listën e klubeve që e kanë nën vëzhgim është shtuar edhe Interi dhe kjo konfirmohet edhe nga vetë menaxheri i Kumbullës, Gianni Vitali. Madje ai thekson se mbrojtësi i kombëtares shqiptare mund të luajë në mbrojtjen e zikaltërve.

“Inter po shikon Kumbullën që nga fillimi i sezonit. Të gjithë, sikurse edhe është e drejtë, do të bëjnë vlerësimet e tyre. Marashi është një lojtar që ndiqet dhe kërkohet nga klube të ndryshme italiane dhe europiane.

Do të ishte gati, Kumbulla mund të luajë në mbrojtjen e Interit. Sa i takon çmimit, duhen pyetur drejtuesit e Hellas Verona, presidenti dhe drejtori sportiv”, ka deklaruar për fcinternews.it menaxheri i shtatlartit, Gianni Vitali. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!