Marco Rose do të jetë trajneri i ri i Borussia Dortmund. Thashethemet e mediave gjermane janë konfirmuar, teksa sot ka folur drejtori sportiv i Borussia M’Gladbah. Max Eberl, duke parë që Bild dhe Kicker e kishin raportuar këtë lëvizje, e ka parë të arsyeshme të dalë me një qëndrim.
“Ne kemi pasur shumë diskutime për të ardhmen e Marco në javët e fundit. Fatkeqësisht ai ka vendosur të aktivizojë një klauzolë në kontratën e tij dhe të transferohet te Borussia Dortmund gjatë verës”, është shprehur Eberl.
Marco Rose do të paguajë 5 milion euro dhe do të dalë i lirë, për të marrë në verë drejtimin e Dortmund. Aktualisht verdhezinjtë drejtohen nga Edin Terzic, i cili ishte krahu i djathtë i Lucien Favre. Në 10 ndeshjet Borussia ka marrë vetëm 4 fitore dhe ka rënë në vendin e gjashtë. /abcnews.al