Inter ka bërë festën e krishtlindjeve dhe aty kanë qenë të pranishëm edhe drejtuesit e klubit, përveç presidentit Steven Zhang, i cili nuk e kishte të mundur të ishte prezent në Milano.
“Interi është aty ku duhet të jetë. Ne kemi një ëndërr, yllin e dytë dhe ne po punojmë për ta realizuar këtë ëndërr”, këto ishin fjalët e presidentit zikaltër në formën e një videomesazhi në festën e krishtlindjeve të skuadrës.
Deklarata e tij nuk do të thotë se Inter do të heqë dorë nga Champions League apo nga Kupa e Italisë këtë sezon, por parësore kanë yllin e dytë në fanellë. Interi nën drejtimin e Simone Inzaghit është në rrugëtimin e duhur, me një performancë fantastike në kampionat dhe jo vetëm. Kundërshtar direkt për Scudetto, zikaltërit kanë Juventusin, klubin bardhezi i cili ndodhet në vendin e dytë të tabelës dhe është duke ndjekur këmbë pas këmbe ekipin e Milanos./ h.ll/abcnews.al