E konfirmon presidenti i Samsunspor, Çinari bëhet “turk” ditët e ardhshme

schedule18:16 - 30 Maj, 2021

schedule 18:16 - 30 Maj, 2021

Erald Çinari nuk do të vazhdojë të jetë pjesë e Partizanit sezonin e ardhshëm dhe ky është fakt i kryer. Ai do bashkohet me Samsunspor, ekipin e Ligës së Parë turke me parametra zero, pasi ka mbyllur kontratën me Partizanin.

Presidenti i Samsunspor, Yuksel Yildirim ka konfirmuar për mediet turke lajmin e Abcnews.al, që ishte media e parë që e bëri të ditur për të gjithë këtë informacion. Yildirim për Samsunsporajans tregon se ka takuar Çinarin dhe gjetur akordin për kalimin e tij në Turqi.

 

Çinari duke festuar nje nga golat e tij

Gjithçka do bëhet zyrtare në ditët në vijim, me Çinarin, që bën një hap cilësor përpara në karrierë dhe arrin të luajë në një vend me futboll më të zhvilluar. Kishte shumë shanse që Çinari të luante në Superligë sezonin e ardhshëm, por fatkeqësisht Samsunspor u eliminua në Play-Off nga Altinordu në mënyrë dramatike.

Ai u kthye në pjesën e dytë në lojë, pas një dënimi disamujor nga FIFA dhe në 22 ndeshje të luajtura u bë autor i 8 golave dhe 3 asisteve, duke qenë një nga më të mirët te skuadra e Ilir Dajës, që luftoi deri në javën e parafundit për titullin kampion. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!