Lajmet se Kim Jong Un do të vizitojë Rusinë, pa dhënë një datë të saktë, u konfirmua nga Kremlini mesditën e së hënës.
“Pas ftesës së Presidentit të Federatës Ruse Vladimir Putin, lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Federatën Ruse në ditët në vijim”, thuhet në informacionin përkatës.
Agjencia Qendrore e Lajmeve të Koresë së Veriut (KCNA) gjithashtu raportoi për këtë çështje më herët, duke raportuar se Kim Jong Un do të takohet me Vladimir Putin gjatë udhëtimit të tij në Rusi.
“Kim Jong Un, me ftesë të presidentit rus Vladimir Vladimirovich Putin, së shpejti do të vizitojë Rusinë.
Gjatë vizitës, Kim Jong Un do të takohet dhe do të zhvillojë negociata me presidentin Putin”, tha agjencia e lajmeve koreano-veriore.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut duket se është nisur me një tren special për në Rusi, raportuan sot mediat koreano-jugore, duke cituar burime të larta qeveritare të paidentifikuara, por as Moska dhe Pheniani nuk konfirmuan menjëherë orarin e saktë të vizitës.
/abcnews.al