E konfirmon Javier Zanetti: Lautaro dhe Barella me ne, nuk ka dyshim që do të rinovojnë

schedule11:45 - 2 Maj, 2024

schedule 11:45 - 2 Maj, 2024

Kapiteni dhe zëvendëskapiteni zikaltër, Lautaro Martinez dhe Nicolo Barella, janë padyshim dy lojtarët më të rëndësishëm të Interit.
Të dy aktualisht kanë një marrëveshje me Interin deri në vitin 2026, por klubi zikaltër është në bisedime për t’u rinovuar kontratat.

Këtë gjë e ka konfirmuar dhe zëvendëspresidenti Javier Zanetti, me legjendën i cili konfrimon se të dy do të qëndrojnë gjatë.

“Lautaro dhe Barella sigurisht që do të rinovojnë. Si nga jonë ashtu edhe nga ana e tyre ka predispozicion maksimal për të vazhduar punën së bashku. Ata janë dy lojtarët më themelor të projektit dhe sigurisht do të jenë me ne për shumë kohë”, është shprehur legjenda e Interit, Javier Zanetti./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!