Pas pengesave që hasi tenisti serb Novak Djokovic, duket se më në fund i është rikthyer edhe stërvitjes pas lajmit se ai është lejuar të hyjë në Australi.
Familja e Djokovic në konferencën për shtyp ka konfirmuar se tenisti serb ka filluar me stërvitjen për Australian Open.
“Novak është i lirë. Pak minuta më parë, ai u stërvit në një fushë tenisi. Ai erdhi në Australi për të luajtur tenis, për të provuar të fitojë një tjetër Australian Open. Ne si familje e kemi pasur shumë të vështirë, jemi shumë të emocionuar për vëllain tim, është shumë e vështirë të mbrosh Novakun dhe të mos ofendosh askënd në të njëjtën kohë. Ne jemi luftëtarë për drejtësi dhe sundim të ligjit. Ne kemi bërë gjithçka që mundëm për të ndjekur procedurat dhe për t’i treguar të gjithëve në botë se duhet t’i dërgojmë dashuri Novakut”, ka theksuar vëllai i Djokovic, Djordje.
Babai i Djokovic, Srdjan tha se rasti është festimi i fitores së tenistit.
“Në fund ai fitoi, drejtësia ka fituar dhe shteti i së drejtës ka fituar”, thotë ai.
Vendimi për pranimin apo refuzimin e vizës nga ana e ministrit të Imigracionit pritet të bëhet i ditur në ditët në vijim. /f.a/abcnews.al