Juventus do të luajë mbrëmjen e së dielës në transfertë ndaj Leçe dhe bardhezinjtë do të kërkojnë të marrin një fitore ndaj skuadrës së Ylber Ramadani, me qëllimin për të qenë sa më afër kreut ku ndodhet Interi dhe të presin ndonjë gabim nga zikaltërit.
Në prag të kësaj sfide, trajneri i Juventusit, Max Allegri ka folur dhe ka njoftuar se në këtë përballje do të kenë dy mungesa tepër të rëndësishme.
“Rabiot dhe Chiesa nuk do të jenë të pranishëm në sfidën e së dielës mbrëma. Rabiot ka një shqetësim në pulpë dhe duke ditur që është një zonë delikate dhe e ndjeshme, ne nuk duam ta rrezikojmë atë. Nga ana tjetër, Chiesa ka një ndezje të problemit të vjetër të gjurit dhe do të vlerësohet në ditët në vijim”, ka shpjeguar Allegri./h.ll/abcnews.al