Antonio Conte dhe Gigio Donnarumma në qendër të vëmendjes. Trajneri kampion i Serie A do të ndahet nga Interi, që të ardhmen e projekton me shpenzime më të pakta.
Antonio Conte and Inter have reached an agreement to part ways immediatly, done. He’s leaving Inter – game over after two seasons, one Scudetto and the Europa League final. ⚫️? #Inter #Conte
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 26, 2021
Conte ka biseduar me presidenti Steven Zhang dhe ka rënë dakord që të ndërpresin kontratën, që është e vlefshme deri verën e ardhshme. Tekniku merr 7 milion euro dëmshpërblim dhe Interi me shume gjasa merr për pankinën Simone Inzaghin.
Për të mbetur në Milano, te Donnarumma, portieri i kuqezinjve do të dalë i lirë nga 1 korriku dhe ikën me parametra zero. Maldini e ka konfirmuar këtë dhe Milani do të zyrtarizojë Mike Maignan, të blerë nga Lille për 13 milion euro. / abcnews.al