Policia e Lezhës ka arrestuar një 37-vjeçar për vepren penale “Organizimi i lotarive të palejuara”. Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë -E.P.,37 vjeç, banues në Lezhë. Po ashtu është shpallur në kërkim A.N., 37 vjeç, banues në Ishull, Shengjin.
Sipas policisë, në ambjentet e lokalit në përdorim të shtetasit E.P., u gjetën 20 kompjutera të markave të ndryshme ,në gjendje punë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i plotë i policisë:
Falë bashkëpunimit me qytetarët, Policia e Lezhës godet një tjetër rast të ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit
Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe një tjetër shpallet në kërkim
Sekuestrohen 20 pajisje që përdoreshin për ushtrimin e këtij aktiviteti dhe një sasi e konsiderueshme lekësh.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, në vijim të punës për vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të cilët ushtrojnë veprimtarinë e e paligjshme të lojërave të fatit, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
-E.P.,37 vjeç, banues në Lezhë si edhe u bë shpallja në kërkim policor për shtetasin A.N., 37 vjeç, banues në Ishull, Shengjin.
Nga informacione të siguruara në rrugë policore si dhe në bashkëpunim të ngushtë me komunitetin, gjatë kontrollit që shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë ushtruan në Ishull, Shengjin, në ambjentet e lokalit në përdorim të shtetasit E.P., u gjetën 20 kompjutera të markave të ndryshme ,në gjendje punë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë Parë vepren penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.
Policia e Shtetit falenderon qytetarët për besimin dhe bashkëpunimin dhe fton të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Digital, numrin 112 apo çdo adresë tjetër zyrtare të Policisë, duke iu garantuar anonimatin, reagimin e shpejtë e profesional./abcnews.al