E kishte ëndërr që nga 1994, Erdogan përuron sot xhaminë në sheshin e famshëm të Stambollit

schedule09:01 - 28 Maj, 2021

schedule 09:01 - 28 Maj, 2021

Pas shndërrimit të Xhamisë Blu (Shën Sofia) nga një muze në një xhami, Tayyip Erdogan ka bërë një tjetër lëvizje simbolike.

Presidenti turk do të përurojë një xhami në Sheshin Taksim të Stambollit, një lëvizje që ai “ëndërronte” gjithë jetën e tij, raportopjnë mediat turke.

Deri më tani nuk kishte asnjë xhami në shesh por vetëm një monument të vogël të Mustafa Kemalit. Arsyeja është se gjeneralët e vendit nuk dëshironin që ana evropiane e Stambollit , posaçërisht në një shesh kaq të njohur, të kishte simbolin e islamit në një përpjekje për t’i treguar Turqisë fytyrën e saj jo fetare.

Hapja zyrtare e xhamisë, e cila nisi të ndërtohej  4 vjet më parë në Taksim dhe ku 2 mijë e 250 njerëz mund të luten në të njëjtën kohë, do të mbahet sot.

Ceremonia do të mbahet pas lutjes së të premtes dhe do të marrë pjesë edhe Erdogan. Xhamia, themeli i së cilës u hodh në 17 shkurt 2017 dhe mban firmën e Arkitektëve Şefik Birkiye dhe Selim Dalaman, gjithashtu përfshin një park makinash, një zonë ekspozite, një sallë konferencash, një kuzhinë dhe një Bibliotekë Islame Dixhitale.

Xhamia, sipas CNN Turk, ka katër dyer hyrëse, përfshirë hyrjen kryesore, do të ketë 12 metra në diametër, 20 metra të gjatë dhe 60 llambadarë të ndritshëm. Dera kryesore e hyrjes së xhamit është prej çeliku. Porta kryesore është 7 metra e gjatë dhe 3 metra e gjerë 10 centimetra. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!